Rrokulliset traktori, humbin jetën dy fëmijë në Strumicë

Sot rreth orës 15:15 dy fëmijë të moshës 14 dhe 15 vjet humbën jetën në një aksident që ndodhi në Strumicë.

Sipas informacioneve, traktori është rrokullisur dhe ka rënë në lum ndërsa fëmijët të cilët kanë qenë në të kanë humbur jetën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këqyrjen e vendit të ngjarjen e ka kryer prokurori publik, dhe pas konstatimit arsyes së vdekjes së fëmijëve trupat janë dhënë familjes.