Reshjet e mëdha të borës që kanë rënë natën e kaluar kanë bllokuar shumë pjesë të qyteteve në Maqedoni.

Shumë rrugë nuk janë të kalueshme ku njëra prej tyre është dhe rruga e vjetër Shkup-Kumanovë që siç tregojnë informacione nga tereni është e bllokuar.

Në një prononcim për Tv21, Hasan Qaili i cili gjendet i bllokuat atje ka thënë se ka shumë njerëz të shtyrë në moshë dhe fëmijë, edhe pse kanë kërkuar ndihmë nuk ju është ofruar nga askush. /albeu.com/