Lidhja Auto Moto e Maqedonisë disa herë ka bërë thirrje që qytetarët të mos dalin pa nevojë me veturë nëpër rrugë pasi ka mungesë të kujdesit nga Ndërmarrja Publike ”Rrugët e Maqedonisë” për të pastruar borën nëpër autostrada dhe rrugë rajonale.

Në një video shihet se si në dalje të Shkupi ndodh një aksident ku një shofer nuk e kontrollon veturën e tijë e cila bën disa rrotullime në rrugën në Komunën Aerodrom, në daljen e Shkupit për Kumanovë.

Shoferi më në fund mundohet ta kontrolloj veturën por disa herë është rrotulluar në mes të autostradës.

Për fat të mirë vetura tjera nuk kanë marrë pjesë në aksident./Telegrafi/

https://youtu.be/W9ZeDgFcIb8