Kjo është rruga “Boris Sarafov” e cila gjendet në komunën e Gjorçe Petrovit.
Banorët e kësaj zone thonë se fëmijët e shkollës fillore “Mirçe Acev” çdo ditë kur kalojnë rrugën janë në rrezik.

Nxënësit lozin vetëm pak metra larg rrugës, në të cilën sipas banorëve është shndërruar sikur në një pistë ku bëjnë gara makinat.

Banorët thonë se persona të pa përgjegjshëm ngasin makinat me 200km/h.
Ata kërkojnë që urgjentisht të vendoset sinjalizim.

“Kjo është shumë e rrezikshme, këtu çdo sekondë kalon ndonjë veturë, ka prej atyre që vozisin me 140-200 km/h, këtu urgjent duhet semaforë të vendosen”, tha Petre Petreski, banor.

“Po duhet të jetë ndonjëri këtu dhe ti dënoj shoferët, tjetër qare nuk ka.
Tek ajo shtëpia një veturë bëri ndeshje, 140 km/h vozisin”, tha një banor./TV21/

https://youtu.be/7wiLJynonrk