Sulejman Rushiti ish ministër i arsimit dhe shkencës në një prononcim në fejsbuk është shprehur  se bojtokimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohën kur mungojnë kushtet elementare për zgjedhje të lira dhe demokratike është një e keqe e detyruar.

Në vazhdim postimi i plotë i z. Rushiti:

“Bojkoti është e keqja e detyruar kur nuk ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike. Edhe pse, qeveria në këtë rast do ketë mundësi shantazhimi, sepse të gjithë ata që nuk dalin do t’i ndëshkojë me metodat e njohura, opozita duhet ta marrë këtë vendim që të mos legjitimojë zgjedhjet paraprakisht të manipuluara! Kjo rrugë e zgjat krizën e cila do të thellohet edhe më shumë. Thellimi i krizës mund të shpjerë në destabilizim. Zgjidhja optimale në këtë rast është ndërhyrja më e madhe e faktorit ndërkombëtar, duke vendosur një protektorat të pjesshëm dhe të përkohshëm, duke i dekriminalizuar, departizuar dhe deklanizuar institucionet që duhet të garantojnë shtetin e së drejtës dhe demokracinë. Çdo stërzgjatje e kësaj krize, krijon ambient benevolent për krimin! Rajoni është në udhëkryq, ose do të bëhet Europë ose Amerikë Latine”!

sulejman