Shqiptarët janë faktor vendimtar në mbushjen e Buxhetit. Por fatkeqësisht kemi centralizim të buxhetit, kemi monopolizim të investimeve të huaja që vijnë në Republikën e Maqedonisë. Shqiptarët mbushin buxhetin me afër 30% të Buxhetit mirëpo kjo nuk u kthehet shqiptarëve”, tha Syrja Rashiti, bartës liste i njësisë zgjedhore numër 5  nga  Aleanca për Shqiptarët
 
 
Sipas tij, kjo është politikë diskriminuese për shqiptarët në mënyrë që ky buxhet shtetëror nuk investohet në zonat shqiptare.
 
Rashiti tha se kemi edhe zhvillim të pabarabartë të zonave të lira ekonomike. Respektivisht kryhet investim vetëm në zonat e lira ekonomike të banuara me maqedonas.
© fol.mk