Rusia ka thënë se mund ta mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani nëse Perëndimi vazhdon me ndalimin e naftës ruse.
Zëvendëskryeministri Alexander Novak ka thënë se “refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”, duke shkaktuar që çmimet të dyfishohen në 300 dollarë për fuçi.
SHBA-ja ka planifikuar ndalim të mundshëm me aleatët si një mënyrë për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Por Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë planin të hënën.
BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë nëse furnizimet ndërpriten.
Ndërsa Britania nuk do të ndikohej drejtpërdrejt nga ndërprerja e furnizimit, pasi importon më pak se 5% të gazit të saj nga Rusia, ajo do të ndikohej nga rritja e çmimeve në tregjet globale ndërsa kërkesa në Evropë rritet.