Qeveria ruse njoftoi se ka miratuar shitjen e 6 avionëve luftarakë për Serbinë.
Mediat e Serbise  bëjnë me dije se presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar shitjen e 6 avionëve tip MiG-29, shoqeruar me një kontingjent automjetesh të blinduara.

E përditshmja “Vecernje Novosti”, shkruan se i mbetet presidenti serb Tomislav Nikoliç dhe qeverisë serbe të kthejë përgjigjen përfundimtare, ndërsa një “pengesë mund të jetë çmimi”.

“Moska thuhet se kishte vënë në tavolinë çmimin e rreth 50 milionë dollarëve për modernizimin e pajisjeve ushtarake në përdorim dhe pajisjet shoqëruese”, shkruan e përditshmja.

Cmimi ishte shumë i lartë për Beogradin, dhe është zvogëluar në sajë të ministrit të Mbrojtjes rus, Sergei Shoigu.

“Tani është dorën e Beogradit të ‘peshojë’ çmimin ekonomik dhe pasojat politike që mund të sjellë blerja e pajisjeve ushtarake ruse”, shkruan gazeta.
Nëse oferta pranohet, kjo do të përbënte finalizimin e përpjekjeve për disa dekada për ripërtëritjen e aviacionit ushtarak serb.