Gazetarja Ekaterina Gordon (37) është gruaja e dytë e cila do të kandidohet për presidente të Rusisë, ndërsa sot deklaroi edhe se dëshiron që zgjedhjet t’i shfrytëzojë si fushatë për të drejtat e nënave beqare dhe fëmijëve.

Gordon, e cila punon si moderatore në televizion dhe radio, tha se në garën presidenciale hyn si kandidate e pavarur, transmeton MIA.

Ajo informoi se asnjëherë nuk ka votuar, por se është e zhgënjyer edhe nga opozita liberale dhe nga politikanët pro Kremlinit.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa pritet të kandidohet edhe presidenti aktual Vlladimir Putin, i cili me siguri edhe do të fitojë. Ai tani për tani nuk i ka publikuar planet e tij.

Përveç Gordon, për presidente të Rusisë është paraqitur edhe një grua dhe ajo është fytyra televizive Ksenia Sobçak, e cila theksoi se dëshiron t’i bashkojë votuesit e pakënaqur, por edhe se nuk do ta sulmojë presidentin aktual Vlladimir Putin.