Shteti rus ka thënë se 3 mijë trupat amerikane përbëjnë kërcënim për sigurinë e tij.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, ka deklaruar për BBC-në se kjo lëvizje është kërcënim për interesat dhe sigurinë e Rusisë, transmeton lajmi.net

“Është shteti i tretë që ka ngritur ushtrinë përreth kufijve tanë në Evropë”, ka shtuar Peskov.

Trupat amerikane janë pjesë e masave të presidentit Barack Obama për t’i ruajtur aleatët e NATO-s nga agresiviteti rus. /Lajmi.net/