Pas sulmit në Ukrainë, shtetet e shumta i kanë vendosur sanksione Rusisë si kundërpërgjigje.
Krahas këtyre edhe shumë federata sportive kanë marrë vendime për pezullimin nga gara.
Pas FIFA-s, UEFA, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar edhe Federata Evropiane e Basketbollit-FIBA e ka përjashtuar Rusinë nga gara.
Me këtë rast kjo federatë shpreh shqetësimin për ngjarjet në Ukrainë.
“Në përputhje me rezolutën e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe arsyet e saj, FIBA ka njoftuar sot se ekipet nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat e FIBA Basketball dhe 3×3 Basketball deri në një njoftim të dytë”.
“FIBA mbetet shumë e shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Ukrainë dhe shpreh ngushëllimet e saj më të thella për viktimat”.
Vendimin e plotë të FIBA-s, shih duke klikuar KËTU