Rusia thotë se një prej anijeve të saj luftarake përzuri një destrojer amerikan që po përpiqej të futen në ujërat e saj territorialë në Detin e Japonisë.

Ministria e Mbrojtjes tha se ekuipazhi i anijes anti-nëndetëse, “Admirali Tributs”, kishte paralajmëruar anijen amerikane “USS Chafee” që ishte duke lundruar në një zonë të mbyllur, për shkak të stërvitjes ushtarake, por ajo nuk kishte ndryshuar kurs.

“Në zbatim të rregullores ndërkombëtare të lundrimit, “Admiral Tributs” u fut në veprim për të parandaluar depërtimin në ujërat territoriale ruse”, tha ministria. Kur anijet ishin më pak se 60 metra larg njëra-tjetrës, anija amerikane ndryshoi më në fund kurs, tha pala ruse.

Kjo është hera e dytë në katër muaj që Rusia thotë se ka larguar anije luftarake të vendeve të NATO-s nga ujërat e saj territorialë. Në qershor, Moska akuzoi një destrojer britanik që ishte futur në ujërat e saj territorialë në Detin e Zi, akuzë që u refuzua nga Britania.