Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës ka reaguar ashpër ndaj mesazhit të funksionarit të Partisë Unike ruse Sergei Zheleznjak i cili ka kërkuar që “punëtorëve humanitarë “rusë në Serbi t’iu jepet imuniteti diplomatik.

Kjo kërkesë, thotë kumtesa nga kjo parti, të cilën e përcjell FoNet, është edhe një dëshmi se pushteti në Rusi Qendrën humanitare në Nish por dëshiron ta shndërrojë në bazë ushtarake, transmeton Koha.net.

“Humanitarëve rusë u duhet imuniteti diplomatik? A mundet ndokush ta paramendojë situatën në të cilën shpëtimtarëve zjarrfikës u nevojitet imuniteti diplomatik?”, pyet LSV.

Tetë vjet pasi Serbisë i është vënë laku energjetik me dhurimin e NIS dhe të rezervave të naftës e të gazit Federatës ruse me premtimin e rremë për ndërtimin e rrjedhës jugore, pushteti në Federatën e Rusisë nuk po pushon me projekte të reja për ta shndërruar Serbinë në provincë të saj, thotë ndër të tjera kjo parti.