Për 4 vjet e 7 muaj do të ndërtojmë rreth 110 kilometra autostradë. Kështu premtoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi. Ai ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e mbikëqyrësit për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d nga fillimi deri në fund është realizuar sipas Ligjit për Prokurim Publik.

EJUP RUSTEMI, DREJTOR I NDËRMARRJES PUBLIKE PËR RRUGËT SHTETËRORE

“Mund të theksojë si drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, se komisioni të cilin e kemi formuar NPSH, ka bërë një punë jashtëzakonisht shumë të mirë, pasi që ka parë të gjitha ofertat të cilat kanë qenë në mënyrë detale dhe në fund kemi zgjedhur një konsulencë dhe mbikëqyrje të Korridorit 8 dhe Korridorit 10, në bazë të ligjit për prokurorime publike “

Ndërkaq, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoja Boçvarski, ka theksuar se për herë të parë po futet një praktikë e re me projektim dhe ekzekutim dhe është e rëndësishme mbyllja e Korridoreve.

BLLAGOJA BOÇVARSKI-MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Ajo se çka është me rëndësi për neve si shtet, si qeveri është që infrastruktura, rrugët shtetërore, korridoret 8 dhe korridori 10, një orë e më parë të ndërtohen të gjitha. Republika e Maqedonisë së Veriut, të jetë shtet qendrorë në pjesën e kryqëzuar të rrugës së korridoreve”.

Përndryshe, kontrata me “Bechtel Enka” është nënshkruar javën e kaluar në Qeveri dhe Komisioni Kundër Korrupsionit ka hapur rast për të kontrolluar njoftimet për njërën nga kompanitë në konsorciumin e zgjedhur për mbikëqyrje./SHENJA/