Deponia e mbeturinave  në qytetin e Dibrës  është në gjendje alarmante ,e cila po bën helmimin e qytetarëve në mënyrë të heshtur duke marrë përmasa serioze në drejtim të dëmtimit të shëndetit të qytetarëve e sidomos të fëmijëve. Në redaksin e portalit fol.mk kanë arritur disa fotografi dhe video ku shihet djegja e tyre.Nga banorët e Dibrës  thuhet se djegja është nën urdhërin e organeve kompetente komunale dhe se deri  tani  komuna nuk ka ndërmarur masa për zgjidhjen e këtij problemi.Ata shprehen të pakënaqur nga kryetari i kësaj komune,cila udhëhiqet nga Ruzhdi Lata nga BDI duke e vleresuar si kryetarin me të keq të të gjitha kohrave që ka patur kjo komune,duke theksuar skandalin që bëri  gjatë vitit 2015 me varrezat autoktone shqiptare  të cilat i quajti si varreza osmane vetëmpër të pranuar doancionin nga agjencia turke për zhvillim TIKA. Përveç këtij skandali që ka të bëjë me asgjësimin e trungut shqiptar të këtyre varrezave, ai nuk dha detaje se për çfarë arsye kryetari i komunës ka pranuar këtë ndryshim, por edhe se para janë ndarë nga agjencia turke.Nedërkaq djegja e mbeturianave vazhdon e me këtë rritet rreziku i sëmundjeve ndaj banorëve  të kësaj komune./fol.mk