Maqedonia është shënjestra i një gare mes Moskës dhe Uashingtonit ku pas formimit të Qeverisë së re, pritet të fitojë perëndimi, vlerëson ish ambasadori Nano Ruzhin. Sipas tij, Rusisë i dhemb fakti se Qeveria e deritanishme pro-ruse po zëvendësohet me një Qeveri që mbështet idetë pro-evropiane. Jorastësisht, sipas Ruzhinit edhe zëvendës sekretari amerikan i shtetit amerikan, Hojt Brajan Ji, së fundi foli për rrezikun nga interesi i shtuar i Moskës për rajonin.

Territori i Republikës së Maqedonisë në këtë moment është një interes gjeo-ekonomik, gjeo-politik dhe gjeo-strategjik, në të cilën Rusia para së gjithash dëshiron të merr pjesë të caktuar. Pasi ajo e ka atë pjesë në Serbi, e humbi Malin e Zi kur hyri në NATO. (1:44-2:04) Ka vazhduar një garë, të mos them një luftë e qetë midis Moskës dhe Vashingtonit, me atë që Vashingtoni siç theksoi dhe Hojt Ji kërkon që Maqedonia të vazhdojë në rrugën e demokratizimit dhe reformave – deklaroi Nano Ruzhin, ish ambasador në NATO.

Për Ruzhin, sa më parë duhet filluar me zbatimin e reformave të parashikuara në Marrëveshjen e Përzhinos, në mënyrë që vendi të integrohet në NATO.

Në këtë moment është e rëndësishme që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës, që në një farë mënyre të sigurohet nga disa ambicioze të shteteve të jashtme, të cilat e duan këtë territor nën ndikimin e vetë dhe Maqedonia përfundimisht të dëshmojë se është pro-atlantike, pro-evropiane dhe pro-amerikane – tha Nano Ruzhin, ish ambasador në NATO.

Ruzhin nuk përjashton mundësinë që deri sa të gjendet zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë, Maqedonia të anëtarësohet në NATO me emërtimin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, ashtu siç e njeh edhe OKB-ja. Si pasojë e kthimit të vëmendjes së BE-së nga rajoni, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini ka ftuar kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale.

Anesa Aliti