Këngëtarja Ryva Kajtazi, u bë nënë gjatë muajti të kaluar por si duket këngëtarja ende nuk ka vendosur për t’i kthyer linjat e saj pas lindjes

Ryva, u bë nënë para diku 5-6 jave, një gjë që ajo e kishte planifikuar shumë më parë, pasi kishte dështuar në një shtatzëni të mëparshme.

Pas lindjes u raportua se ajo dhe vajza e saj janë mirë më shëndet.

Vajza e saj u pagëzua me emrin Dorela.

Shtatzëninë e saj Ryva kishte arritur ta mbaj për mrekulli jashtë mediave duke e ruajtur kështu edhe privacinë e saj. Së është kështu tregon që ajo lajmin e kishte bërë të ditur vetëm pak ditë para së të bëhej nënën.

Por, pas lindjes janë bërë diku një muaj dhe Ryva nuk ka publikuar shpesh fotografi nëpër rrjetet sociale.

Krejt në fund ajo e ka bërë këtë duke paralajmëruar projektin e saj më të ri, një projekt që pritet që të lansohet së shpejti.

Megjithatë, ajo e ka postuar vetëm fytyrën ku shihet se ka shtuar peshë pas lindjes së sa të vajzës.