“Daimler AG” të mërkurën zbuloi versionin e ri të sedanit të tij luksoz Mercedes-Benz S-Class, modelin më të rëndësishëm të kompanisë dhe një nga i cili shpreson të gjenerojë përfitime të majme për ta ndihmuar prodhuesin me bazë në Stuttgart përgjatë recesionit si pasojë e COVID-19.

CEO i “Daimler”, Ola Kallenius, S-Class-ën e re e quajti “zemër të brendit tonë” gjatë një ngjarjeje online të mërkurën ku ai zbuloi në detaje teknologjinë shumë të personalizuar luksoze të veturës.

Kompania do të mbështetet në përfitimet nga veturat e veta luksoze si S-Class dhe SUV-ët për të investuar në teknologjinë e re me lirime të ulëta të gazrave.

Ferdinand Dudenhoeffer, drejtor i Qendrës për Hulumtime Automotive në Duisburg, e quajti S-Class-ën “shumë të rëndësishëm” për “Daimler-in” dhe divizionin e tij luksoz të Mercedes-Benz sepse gjeneron 15-20% të fitimeve operative nga vetëm 3% të shitjeve.

Versioni i ri nuk duhet shumë i ndryshëm nga i kaluari, përpos dritave të reja horizontale të prapme. Veçoritë përfshijnë një asistent me zë dhe funksionon në të gjitha ulëset dhe mund të përdoret për të kërkuar një masazh të nxehtë apo për të lëshuar muzikën e preferuar të dikujt.

Shoferi ka përpara një tabelë të instrumenteve të ndjeshme në prekje për të gjetur përmbajtje për ekranet e fëmijëve në ulëset e prapme. Vetura posedon edhe “trurin digjital” për të mbajtur mend rregullimet personale të pasqyrave dhe ulëseve. Konsumatorët në Kinë, një treg i rëndësishëm për veturën, do të jenë të parët që do të kenë mundësinë për të porositur darkë përmes asistentit me zë teksa kthehen në shtëpi.

Në S-Class-ën e re ju do të mund të manovroni edhe me rrotat e pasme, pasi ato do të jenë në gjendje të lëvizin deri në 10 shkallë, duke ju ndihmuar në kthesa të ngushta edhe përkundër gjatësisë së veturës. Vetura vjen në versionin hibrid, i cili mundëson lëvizje deri në 100 kilometra tërësisht në opsionin elektrik, para se motori me djegie të brendshme të futet në funksion.

Ndërkaq, kompania planifikon ta hedhë në treg vitin e ardhshëm edhe një model krejtësisht elektrik. Ndonëse kompania nuk dha çmim për modelin e ri, kujtojmë se modeli i vjetër nisi me 94,500 dollarë në SHBA.

Për blerësit amerikanë do të jenë dy modele me motorë të ndryshëm. S500 4Matic vjen me motor turbo 3.0-litra me gjashtë cilindra të njëpasnjëshëm që prodhojnë 429 kuajfuqi, ndërsa S580 4Matic vjen me twin-turbo 4.0-litra V-8 që prodhon 496 kuajfuqi. Siç tregon edhe emërtimi 4Matic, të dy modelet vijnë me tërheqje me katër rrota. Fuqia do të kanalizohet në rrotë përmes një ndërruesi automatik shpejtësish me nëntë shpejtësi. Shpejtësia maksimale në versionin elektrik do të jetë e kufizuar në 210 kmh.

Ndërsa në Evropë, S-Class-a e re vjen me versionin me tërheqje me rrotat e prapme apo me të gjitha, me motor dizel apo benzinë – ky i fundit vjen me sistemin 48-volt hibrid që i jep shtysë më të madhe. Modelet AMG do të vijnë me një version me performancë të lartë prej 4.0-litra V-8në SHBA nuk do të ketë model dizel.

Një fakt interesant për këtë model është se 80 për qind e blerësve të S-Class-ës i qëndrojnë besnik brendit Mercedes për blerjen e veturës së ardhshme.

Për të shijuar modelin e ri S-Class, së paku virtualisht nga brenda, shikojini fotografitë në vijim: