Nëse e shikoni numrin e kalorive që i konsumoni, ju me siguri do të mendoni se një stërvitje e shpejt mjafton për t’i djegur ato.
Por, kjo nuk është aspak e vërtetë sepse sipas një grafike të re nga disa ekspertë të nutricionit nga Britania e Madhe, tregohet se djegia e kalorive të ushqimeve tona të preferuara merr më shumë kohë sesa ç’mund të mendojmë.
P.sh., nëse e hani një copë picë që përmban 449 kalori, ju duhet të ecni 1 orë e 23 minuta apo të vraponi 43 minuta për t’i djegur ato kalori.
Kjo është lista e plotë e ushqimeve të preferuara dhe koha që duhet ta kaloni duke ecur apo vrapuar për t’i djegur kaloritë e tyre:
– Pijet freskuese (330 ml) përmbajnë 338 kalori, ndërsa duhet të ecni 26 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 13 minuta
– Çokollatat përmbajnë 229 kalori, ndërsa duhet të ecni 42 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 22 minuta
– Sandviçët me pulë apo proshutë përmbajnë 445 kalori, ndërsa duhet të ecni 1 orë e 22 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 42 minuta
– Një copë picë përmban 449 kalori, ndërsa duhet të ecni 1 orë e 23 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 43 minuta
– Një pako me çipsa përmban 171 kalori, ndërsa duhet të ecni 31 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 16 minuta.