Nga Medai Shaolli
Rreziku i pushtimit rus ndaj Ukrainës është bërë temë diskutimi dhe çështje shqetësuese e diskutimeve mes liderëve botërorë, prandaj dhe vendet e Ballkanit kanë bërë mirë që janë anëtarësuar në Aleancën më të fuqishme të Atlantikut Verior, si mburojë nga rreziku i një kërcnimi real rus në vendet e Ballkanit.
Me gjithë sigurinë që u garanton NATO sipas statutit të Aleancës më të madhe ushtarake në botë, ‘dërzhava’ jonë e dashur ‘Severna’ edhe pse me deklarime dhe zotime gjendet brenda NATO-s, por asaj zemra i rreh për Beogradin dhe Moskën.
Së fundmi nga burime të mirëinformuara është vërtetuar se rrjeti i agjencisë inteligjente serbe BIA, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë ruan fijet e padukshme, vepron dhe këshillon organet e inteligjencës sllavo-maqedone me retorikën dhe politikën pansllavizmit.
Ndaj, organet e brendshme inteligjente të NATO-s kanë informacione sesi atashe ushtarak nga ‘Severna’ në Bruksel kanë dhënë informacione sekrete Beogradit dhe Moskës si shërbime atdhetare të një misioni të pamundur pansllavist.
Aq e ngjizur është kjo vëllazëri sa që vet ish premieri Zajko e ka dëshmuar me një rast lidhjet e tyre me serbët kur thosh se ‘ne ndajmë të njëjtat gjene me vëllezërit serb dhe se njhim trashëgiminë historike serbe mbi Kosovën’!
Dekleratë kjo që nuk bëri bujë në qarqet shqiptare as nga partitë politike e as nga koalicioni qeverisës që gjithmonë ka qëndruar me një parti shqiptare si patericë që mbante gjallë qeveritë e koalicionit dhe nuk patën guximin t’i kërkonin llogari për deklerata shoviniste të kryeministrit sesi ai deklarohesh ‘për trashëgiminë historike serbe’ mbi Kosovën!
Aderimi i ‘Severnës’ në NATO u bë për shkak të interesave gjeostrategjike të NATO-s dhe jo se ‘Severna’ kishte plotsuar kushtet për t’u bërë pjesë e kësaj Aleance, atë thjeshtë e morën për të plotsuar dhe mbyllur një vrimë në Ballkan si mburojë zbrazëtirën e krijuar pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në Aleancën e madhe të Atlantikut Verior.
Angazhimi i ushtarëve të ‘Severnës’ në NATO janë thjeshtë ndihmë me trupa shtesë për të bartur ujë për nevojat e NATO-s. Apo thënë me fjalë popullore se: ‘gomarin e ftojnë në dasmë për të mbajtur ujë’! Ky është misioni i ushtarëve të saj pasi armatimi dhe kapacitetet dhe arsenali luftarak lë për të dëshiruar.
Sa e mbrojtur është ‘Severna’ nga ndikimi pansllavist serbo-rus varet nga gatishmëria e pushtetit që sa më parë që t’i jap fund vëllazërisë së shenjtë orthodokse dhe t’i kthehet Brukselit si orientim politik dhe strategjik për të ardhmen e saj aq më mirë të.