Rroga mesatare neto e paguar mujore për të punësuar, në nëntor 2020, ishte 27.588 denarë (450 euro) dhe është për 7 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak. Bruto rroga mesatare, ndërkaq, është 41.141 denarë dhe është për 7,4 për qind më e lartë në krahasim me nëntorin e vitit 2019.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, rritja e rrogës mesatare i referohet, para së gjithash, rritjes së neto rrogës së paguar mesatare për të punësuar në sektorët Art, argëtim dhe rekreacion për 11,2 për qind, Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale 11,2 dhe Arsim për 9,5 për qind.

Ulja e rrogës mesatare në krahasim me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 4,1 për qind, Furnizim me ujë, mënjanim të ujërave të mbetura, menaxhim me mbeturina dhe veprimtari për sanim të ambientit 3,6 dhe Objekte për akomodim dhe veprimtari servisore me ushqim për 3,4 për qind.