Ngrënia e 10 porcioneve në ditë me fruta e perime, mund të çojë në jetë më të gjatë. Një studim i “Imperial Kollege London” përllogarit se një zakon i tillë ngrënieje mund të parandalojë 7,8 vdekje të parakohshme çdo vit.

Ekipi i kërkuesve ka identifikuar edhe frutat dhe perimet specifike që reduktojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Analiza tregon se konsumimi i sasive të vogla është pozitiv, por konsumimi i më shumë frutave dhe perimeve është akoma më mirë. Një porcion llogaritet 80 gramë, ekuivalente kjo me një banane të vogël, një pjeshkë apo tre lugë spinaq apo bizele.

Konkluzionet dolën pas shqyrtimit të 95 studimeve të veçanta, në të cilat u vëzhguan zakonet e ngrënies së 2 milionë njerëzve. Ato u publikuan në gazetën ndërkombëtare të epidemiologjisë dhe, sipas tij, konsumi i 200 gramë frutave dhe perimeve në ditë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 13%, ndërsa 800 gramë e reduktojnë rrezikun me 28%.

Konsumimi i 200 gramëve me fruta e perime në ditë redukton rrezikun e kancerit me 4%, ndërsa konsumi i 800 gramëve e redukton rrezikun me 13%.