Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon të tregohet i veçantë në paraqitjet dhe takimet me burrështetas të shteteve më të fuqishme në botë.

Rama gjatë Samitit të Triestes për Ballkanin Perëndimor kishte zgjedhur që mbathjet t’i kishte disa atlete.

“Adidas-Superstar” është firma të cilin po e preferon kryeministri shqiptar.

Ndërsa, në një kërkim të faqeve në internet, respektivisht të “amazon.com”, del se këto atlete (me vija të kuqe) nuk janë edhe aq të lira. Çmimi i tyre sillet mbi 200 euro.

Ndryshe, Rama ka sqaruar se veshja është zgjedhje personale duke shtuar që të gjithë kanë shijet e tyre kur vjen puna tek veshja.

“Veshja është zgjedhje personale, dhe nuk jetojmë në komunizëm t’i tregojmë dikujt si duhet të vishet”- shkruan Rama në Facebook.