Herë pas here ne shohim në rrjetet sociale profilet e hakuara të miqve tanë të cilët pastaj thone budallëqe dhe ju ftojnë për të hequr një malware me “vegzën më të mirë të të gjitha kohërave”. Prej gjithë kësaj pason një ‘mësim’ tjetër për fjalëkalimet.

Ju mund të mendoni se fjalëkalimi juaj “S466W()rD” është zgjidhje gjeniale dhe jeni të sigurt si në bunkerin atomik, por ju nuk jeni i sigurt. Me disa përpjekje ju do të keni fjalëkalimin e zbuluar brenda një minute. Kjo është mbështetur nga hulumtimi i ri i kryer nga Instituti Gjerman-Haso Platner. Përveç që fjalëkalimi më sipër është i lehtë për t’ia qëlluar, një problem shtesë është se fjalëkalimi i njëjtë përdoret më shumë vende të tjera, shkruan ictbusiness.

Njerëzit me dije në institutin e lartpërmendur, Haso Platner, kanë studiuar një miliard llogari të përdoruesve nga më shumë se 30 rrjedhje në publik dhe hakimeve të ndryshme dhe kanë zbuluar se 27 për qind e fjalëkalimeve të përdoruesve kanë qenë pothuajse të njëjta me ato të përdorura në shërbimet e tjera të lidhura me të njëjtën e-mail adresë, dhe madje 20 për qind e tyre ishte saktësisht e njëjtë.

Pra, nuk duhet të jeni gjeni për të përfunduar se përdorimi i të njëjtit fjalëkalim në internet nuk është një vendim i mençur, sepse në rast të ndonjë shkelje të sigurisë në një shërbim të vetëm hapet një rrezik potencial që juve u janë hakuar të gjitha llogaritë tuaja të përdoruesit, dhe më problematike do të ishte ajo që ju përfshinë vetë juve.

Nëse e keni marrë për detyrë që ndryshoni fjalëkalimet, është mirë që të përdorni disa nga programet që quhen “password manager”, ato pa pagesë si: LastPass, 1Passëord, KeePass e të tjerë.