VMRO DPMNE dhe LSDM kanë vazhduar publikimin e emrave të zyrtarëve të lartë nëpër ndërmarrje shtetërore dhe publike të cilët marrin paga dhe honorare maramendëse nga taksapaguesit.

Dilema që ngritet nuk është se si të eliminohet kjo dukuri por cila parti ka më shumë parazitë që rrojnë në kurriz të qytetarëve dhe kush palë ka keqpërdorë më shumë fonde publike.

Në shënjestër të aferës “parazitë” bordi i drejtorëve në Telekom, si : Nikolla Ljushev, Zoran Kitanov, Sadulla Duraku dhe Shkodrane Dardhishta; Vasko Kovaçevski nga ELEM-i dhe Orhan Murtezani nga MEPSO.

“Pas Nikolla Ljushevit, i cili merr 560.000 euro prë një mandat, përkatësisht 11.500 euro në muaj, analizojmë anëtarët e tjerë të Bordin e Drejtorëve. Zoran Kitanov nga Strumica, si kryetar i Këshillit të Drejtorëve në Telekom, i emëruar nga Qeveria e LSDM-së, merr pagë mujore prej 6.200 euro, përkatësisht për një mandat do të merr 300 000 euro. Si zëvendës i Bordit të Drejtorëve është Sadulla Duraku nga BDI. Duraku merr 1500 euro pagë mujore, që për një vit do të thotë 18.000 euro ose 80.000 euro për një mandat.” – tha Ivica Tomovski nga VMRO DPMNE.

LSDM: VMRO dhe Mickovski, parazitë të vërtetë

Nga LSDM nuk mohojnë pagat e astronomike të drejtorëve. Akuzave iu kundërpërgjigjën me akuza.

Sipas LSDM-së, e njëjta situatë ka qenë edhe gjatë qeverisjes së VMRO DPMNE-së. Në shënjestër kreu partisë Hristijan Mickovski dhe gordana Koçoska Dimitrieska.

“Gjatë karrierës së tij, si këshilltar për energjetikë, drektor i SHA ELEM, për Mickovskin janë ndarë 93.000 euro. Si këshilltar për energejtiëk i Nikolla Gruevskit dhe Emil Dimitrievit, ng aprilli i vitit 2015 deri në tetor të vitit 2016, çdo muaj ka marrë honorary nga 1,100 euro dhe për këshillim i janë ndarë gjithsej rreth 50 mijë euro. Paga e tij mujore në ELEM ka qenë 98.000 denarë. Edhe Gordana Koçovska Dimitrievska sa ka qenë anëtare e Këshillit Drejtues të SHA “ELEM” ka marrë mbi 67.000 euro.” – u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Sipas LSDM-së, VMRO DPMNE është partia e parazitëve të cilët me vite kanë para shtetërore dhe janë pasuaruar në llogari të qytetarëve./TVM2/