Traditat e dasmes shqiptare, në 25 vitet e fundit janë ndryshuar tërësisht. Ky ndryshim vërehet në kohën kur mbahen dasmat, harxhimet marramendëse të dasmës dhe në mënyrën si festohet.

Është bërë traditë tani që në tre muajt e verës, në qershor, korrik dhe gusht të mbahen dasmat në Tetovë. Gjithë familja dhe të afërm tjerë kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit, mblidhen bashkë në datën që ndonjëherë caktohet edhe para shumë muajve për të festuar nëpër dasma.

Një nga traditat që ende mbahet në Tetovë është blerja e shumtë e stolive të arit. Kjo është një lloj buxheti dhe një siguri ekonomike për çiftin e ri të sapomartuar. Kjo traditë ka ngelur që nga moti si pasojë e luftërave të shumta në Ballkan dhe është një lloj kursimi për kohërat e luftës që shpesh paraqiten në Ballkan.

Nëse bëjmë një hulumtim se sa kushton një dasëm në Tetovë, vërrehet se në Tetovë shpenzimet e dasmës janë shumë të larta dhe se tetovarët edhe përkundër fukarrallëkut që egziston, janë dorëlëshuar për dasma.

Familja e dhëndrit, me buxhet mesatar në Tetovë, për një dasëm harxhon mesatarisht 20.000 euro. Ja disa nga shpenzimet për një dasëm në Tetovë:

–    3000 euro – lokali i dasmës
–    1000 euro muzika – pa bakshish
–    1000 euro – fustani i nuses
–    500 euro – fustani i kanës së nuses
–    1000 euro – një palë dimija
–    300 euro – veshja e dhëndrit
–    1000 euro – veshje për familjen e afërt të dhëndrit
–    5000 euro – stoli ari
–    500 euro – kozmetikë dhe rregullimi i flokëve
–    3000 euro – 10 fastanet tjera të nuses
–    2000 euro – dhurata për familjen e nuses
–    2000 euro – inventar/mobilje në dhomën e gjumit për çiftin e ri
= gjithësej 20.300 euro.

Siç vërehet në shpenzimet e mësipërme, vetëm 300 euro përdoret për dhëndrin dhe 1000 euro për veshjen e familjes së dhëndrit! Për shumicën e harxhimeve për dasëm në Tetovë vendos gjinia femërore, ndërkaq dhëndri dhe babai i dhëndrit, bëjnë pagesat!

Për shumicën e lexuesve do të jetë i pakuptimtë gjithë ky harxhim për një dasëm, duke llogaritur krizën ekonomike që mbizotëron në Tetovë në 25 vitet e fundit!

Nga Bardhyl Islami/aktuale,dk