Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i ka parashtruar disa kushte liderit të LSMD-së, Zoran Zaev për të qenë pjesë e qeverisë së re.

Gazeta Dnevnik shkruan se, BESA ka kërkuar numër të njëjtë të resorëve ministrorë me BDI-në, për të qenë pjesë e qeverisë dhe për ta përkrahur kandidaturën e Talat Xhaferit për kryeparlamentar.

Një zyrtar i lartë i Lëvizjes BESA i ka thënë gazetës se pa respektimin e këtyre kushteve, ky subjektë do mbetet në opozitë.(INA)