Kur ishte e fortë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja, Sasho Mijallkov konsiderohej si figura numër një në Maqedoni. Që kur u dobësuan këto dy parti, atij “tymi nuk po i shkon më drejt”. Më tepër kohë po kalon nëpër seanca gjyqësore, se jashtë tyre. Me syza me dioptri, ai sot u paraqit në gjykatë për rastin “Titaniku 2”, transmetojnë mediumet në gjuhën maqedonase.
Seanca për rastin “Titanik 2” u anulua për arsye se Prokurorja, Fatime Fetai e dorëzoi akuzën e re, pa gjykatësit administrativ të cilët edhe pse Prokuroria Speciale i përfshiu në akuzë, Këshilli i gjykatës penale nuk ia pati pranuar.
Gjykatësi Ognen Stavrev u lejoi avokatëve që të lexojnë akuzën së bashku me të akuzuarit Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe të tjerë.
Seanca e sotme ishte e para për këtë rast që është lidhur për manipulime zgjedhore.