Ministri i ri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror Sadulla Duraku, kryetar aktual i Komunës së Likovës, ka lindur më 21 janar të vitit 1960.
Në biografinë e Durakut citohet se ka kryer arsimin e lartë në Universitetin në Prishtinë, në Fakultetin Teknik, dega Inxhinieri Mekanike.
Duraku nga vitit 2000 ka punuar në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë, ndërsa nga vitit 2002 ka qenë edhe nëndrejtor i Doganës.
Në vitin 2004 është zgjedhur ministër i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomizimit të Ujërave dhe nga vitit 2006 është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në vitin 2008 është drejtor i Agjencisë për zhvillim dhe Investim.
Nga viti 2009 Duraku është kryetar komune në komunën e Likovës.
Në biografi citohet se përveç gjuhës shqipe dhe maqedonase ka njohuri edhe nga gjuha gjermane.