Safety Check, mjeti i Facebook që mund të përdoret në rastet e tërmeteve apo katastrofave, për ti bërë të ditur miqve dhe kontakteve se jeni mirë tashmë aktivizohet direkt nga përdoruesit e rrjetit social.

Lajmi bëhet i ditur nga shoqëria e Mark Zuckerberg gjatë Social Good Forum në Nju Jork.

“Kur shuë persona publikojnë nga zona e interesuar për miqtë apo një krizë a një katastrofë, atyre mund tu kërkohet nëse janë mirë. Pasi regjistrohen se janë mirë, personat mund ta bëjnë vetë një gjë të tillë”, thotë një njoftim.

Përveç kësaj Facebook ka publikuar edhe “Community Help”, një funksionim i ri ku mund të kërkosh apo të japësh ndihmë, si veshje, ushqim, pas katastrofave natyrore që do të jetë i disponueshëm që nga viti i ardhshëm.

Së fundmi, platforma synon edhe bamirësinë duke shtuar komandën “Dhurim” në Video Live dhe postimet “për të mbledhur fonde për më shumë se 750 mijë organizata jofitimprurëse”.