Te Ferrari do të ketë ndryshime të mëdha duke filluar nga sezoni i ri, me skuadrën që ka nënshkruar me Carlos Sainz, për të zëvendësuar Sebastian Vettel.

Binotto pret që Sainz të ketë një të ardhmen të ndritur te Ferrari, duke besuar se do të arrijë të fitojë titullin e botës në Formula 1.

“Unë mendoj se viti i parë do të jetë më i ndërlikuar sepse ai së pari duhet të kuptojë makinën dhe ekipin, dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi nënshkruar me të kontratë një vjeçare”, ka deklaruar Binotto, përcjell lajmi.net.

“Ai është një shofer shumë i mirë, kështu që mund të bëhet kampione bote”./Lajmi.net/