Portieri brazilian i Romës, Alisson ka thënë se kalimi i tij në Liverpool ka bërë që ai të jetë sot një ner më të mirët në botë.
Portieri i Romës, Alisson mendon se ish shoku i skuadrës së tij, ohamed Salah është në një formë të atillë saqë ai “është i frikshëm”, sikurse Messi i Barcelonës.

Salahu e la Romën për të kaluar në Anfield verën e kaluar dhe ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm duke shënuar 43 herë në të gjitha garat.

“Është lojtarë i vështirë për t’u mbajtur”, tha Alisson për Gazzeta Dello Sport. “Ai ka një talent të padiskutueshëm dhe është e mahnitshme se si ai ka rritur besimin dhe është bërë lojtarë i jashtëzakonshëm. Messi është lojtari më i mirë që kam luajtur kundër tij, por tani Momo me shkakton frikë sikurse ai”.

“Me sezonin që ai e ka sigurt do të jenë në garë për Topin e Artë, apo së paku do të jetë në top 3 lojtarët më të mirë, edhe nëse s’kualifikohet më herët nga Liga e Kampionëve apo me Egjipti në Botëror”, ka thënë në fund Alisson.