Gazetari i njohur Urim Saliu përmes një statusi të shkruar në profilin e tij në facebook ka adresuar një mesazh në drejtim të minstrit të shëndetësisë Dr. Arben Taravarit duke i thënë se ai është tashmë në shënjestër dhe se duhet të jetë paksa më i rreptë, transmeton Zhurnal.mk

“Z. Taravari, e dij se je njeri i mirë, por kam një sugjerim, bëhu pak më i rreptë sepse kam bindjen se e kanë shënjestruar ministrinë që po drejton, aty është epiqendra, më mirë vepro i pari se sa të mbash mbi supe përgjegjësinë dhe fate njerëzish që po ikin një nga një”, shkruan kështu gazetari Saliu.

Mes tjerave Saliu i thotë se mos ndoshta ky është skenar i mirëpregaditur sepse tashmë janë bërë pesë jetë njerëzish që kanë shkuar dhe se duhet zbuluar nëse janë vdekje aksidentale apo të qëllimshme.

“U bënë pesë jetë njerëzish që nuk janë më dhe ju duhet të zbuloni nëse ky është skenar i mirëpregaditur apo janë vdekje aksidentale, z. Taravari maqedonasit nuk mund të pranojnë që një institucion me relevancë të drejtojë një shqiptarë, prandaj ruaju nga kurthet, miqësisht Urimi”, shkruan mes tjerave gazetari Saliu.