Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për shtypa tha se për shkak të interesit të rritur për vaksinim, nga dita e mërkurë do të hapet sërish pika vaksinale në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”, por në pjesën e vogël.

Sipas tij, procesi i imunizimit po zhvillohet mirë në të gjitha pikat vaksinale dhe deri dje janë vaksinuar mbi 650 qytetarë me të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa numri i të rivaksinaurve është mbi gjysmë milionë persona.

“Sërisht do të hapet “Boris Trajkovski”. Do të funksionojë salla e vogël dhe do të ketë 20 vende ku do të zbatohet vaksinimi. Besoj se kjo do t’i heq turmat dhe radhët që janë nëpër spitale”, tha Filipçe.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen në mënyrë që të luftohet pandemia./