Salla e sportit në fshatin Stajkovc të komunës së Gazi Babës së Shkupit pritet të mbajë emrin e Boban Ivanoviqit, pjesëtarit të njësitit special policor të Maqedonisë së u vra në përleshjen e armatosur të 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Përurimi i emrit të ri të sallës dhe pllakës përkujtimore u bë në prani të kryetarit të kësaj komune, Boban Stefkovski, deputet të VMRO-DPMNE-së, zyrtarë të tjerë komunal si dhe banorë lokalë, përcjell portali Republika.

Ky vendbanim i banuar kryesisht me banorë të komunitetit maqedonas dhe serb është fqinj me lagjen Hasanbeg.

“Boban Ivanoviq dhe Goran Stojmenoviq janë dy heronjtë që kanë qenë bashkëqytetarë tanë dhe kanë vdekur në Divo Naselje. Unë si kryetar i komunës së Gazi Babës nuk do të lejoj që imazhi dhe vepra e tyre të harrohet. Për këtë qëllim do të paraqes një propozim në këshillin shkollor të shkollës fillore komunale Kiril i Metodij në Stajkovc, në të cilin do të propozoj që salla e shkollës që është në ndërtim e sipër të emërohet me emrin Boban Ivanoviq. Me këtë vendim emri dhe vepra e tij nuk do të harrohet kurrë”, tha Stefkovski. (INA)