Sallatat duhet të kenë përparësi në tryezën tuaj, pasi janë të lehta për tu përgatitur, ekonomike dhe plot me vlera ushqyese për organizmin tuaj. 

E tillë është receta që ju prezantojmë sot:

Sallatë me kastravec dhe lakër për detoksifikim 

Përbërësit:

– 600 gram lakër jeshile

– 400 gram  kastravec.

– 1 qepë e bardhë

– 2 lugë lëng limoni

– 2 lugë vaj

– 3 lugë salcë soje

– Piper

Përgatitja:

Pasi keni qeruar lakrën dhe kastravecin i prisni në copa të vogla. I vendosni në një tas dhe shtoni vajin, lëngun e limonit, salcën soje dhe piperin. 

I trazoni mirë dhe më pas e vendosni në frigorifer. Pas dy orësh mund ta shijoni. Kjo sallatë ju jep vetëm 75 kalori!