Sallë e re për nxënësit maqedonas në Kumanovë, nxënësit shqiptarë në kushte mjerimi

Derisa kushtet në gjimnazin „Sami Frashëri“ dhe shkollat fillore shqipe në Kumanovë janë në kushte katastrofale, në shkollën e mesme „Pero Nakov“ ka filluar ndërtimi i sallës së re të sportit, edhe pse kjo shkollë kishte sallë.

Fillimin e punimeve e ka bërë të ditur përmes facebook, zëvendësministrit të arsimit, Spiro Ristovski, i cili ka shkruar se bëhet fjalë për investim prej 23 milionë denarë. Salla ka qenë në kushte solide, por me projektin e ri do të jetë një sallë moderne me një hapësirë prej 650 metrave katrorë, me hapësirat për shumë sporte. Ndërkohë, shumë shkolla shqipe siç është ajo „Bajram Shabani“, „Naim Frashëri“ kanë sallat e shkatërruara, ndërsa shkollat e tjera nuk kanë jo vetëm sallë, por edhe klasat janë të shkatërruara dhe çatitë e mbuluara me materiale kancerogjene. (INA)