Këngë të realizuara dhe të suksesshme njëra pas tjetrës, klipe dhe bashkëpunime, koncerte – gjithҫka që e bën një këngëtar të plotësuar. Këtë e ka shijuar përgjatë këtij viti edhe Samanta Karavella, e cila përveҫ “Na e dina”, një prej këngëve më të dëgjuara dhe të klikuara të verës, vijoi me të njëjtin ritëm edhe me këngën “Si ai”. Duke eksperimentuar me stilin reagge, “Si ai” pati shumë komente dhe reagime në rrjetet sociale. Jo vetëm nga fansat, por edhe nga artistë të tjerë këngëtarë.

Por një debat që u komentua gjatë ishte ai me Marsela Ҫibukajn, pas statusit që kjo e fundit shkroi në profilin e saj në Instagram (lexo këtu).

kommm

Të shumta qenë reagimet edhe pas përgjigjes së Samantës kundër Marselës, aq sa e detyruan këtë të fundit të shkruante një status tjetër duke sqaruar se nuk e kishte me askënd në veҫanti. Por, me sa duket, Samanta mendon ndryshe. Në një intervistë të fundit për InTv, ajo nuk e la mënjanë këtë pjesë: “Përsa i përket deklaratës, u përfol “e ka me Samantën, s’e ka me Samantën”, u bë një ngatërresë, një ngatërresë shumë e madhe madje. Që në momentin që fjalët i pëkisnin këngës sime apo edhe disa epitete të tjera… M’u duk e nevojshme për ta bërë një shkrim, se unë asnjëherë nuk flas dhe njerëzit mendojnë se unë nuk flas, por ndonjëherë edhe duhet folur…” – thotë Samanta.

Këngëtarja thekson se dikur, në fillimet e karrierës së saj, ajo ishte më fanatike kundrejt teksteve dhe muzikës profesionale. Por, me kalimin e viteve, eksperimentet me zhanre të ndryshme muzikore kërkojnë edhe përshtatje në tekst: “Në hapat e mi të parë, i jam pëkushtuar muzikës profesionale dhe teksteve që kishin me të vërtetë fabula, që janë këngë që dëgjohen edhe sot. Nëse flasim për një këngë reagge, është e vështirë që  fjalët të jenë të përshtatshme, pra ato fjalët shumë profesionale, të shqipëruara shumë mirë, në gjuhën letrare. Është e pamundur që të rimojnë në një këngë reagge”, – sqaron këngëtarja.

Megjithatë, Samata i ka treguar publikut që di të këndojë edhe live.