Në shtet ka kushte, vullnet politik dhe përkushtim nga të gjithë për zhvillim ekonomik ku kryesorë do të jenë të rinjtë të cilët duhet të qëndrojnë këtu dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë për zhvillim personal dhe shoqëror. Nevojitet vazhdimi i luftës kundër korrupsionit, sundimi i plotë të të drejtës, zbatim të qëndrueshëm të ligjeve. Bizneset nga ana e tyre duhet ta ngrenë zërin dhe të japin nisma.

Kjo u porosit në hapjen e Samitit të tetë Maqedonia 2025 në të cilin sot dhe nesër gjashtëdhjetë folës do të debatojnë në 15 panele të ndara me ç’rast fokusi do jetë në aftësisë punuese dhe inovacionet në luftën kundër ndotjes së ajrit.
Shefi i shtetit Stevo Pendarovski porositi se për krijim të shtetit modern dhe prosperues me të rinj të cilët do të jenë të kënaqur në të dhe me zhvillim të vazhdueshëm ekonomik nevojitet bashkëpunim i politikave dhe biznesit dhe ndërtim i politikave sipas nevojave të ekonomisë.

“Pa sundim të së drejtës, besim në institucione dhe funksionim të paanshëm dhe profesional nuk ka përmirësim të klimës së biznesit. Jam i vetëdijshëm se këtë frazë e përsërisim dhe se qytetarët dhe biznesi janë lodhur duke pritur. Por, në të vërtetë besoj se pas të gjitha përvojave përfundimisht është krijuar atmosferë pozitive te faktorët kryesor dhe te pushteti edhe te opozita vendi do të vazhdojë në qëllimet dhe zhvillimin e ekonomisë që të bëhet prioritet i ynë absolut”, tha Penadrovski.

Sipas tij, digjitalizimi është degë në të cilën duhet të përkushtohemi sepse që, potencoi shteti mund të mbijetojë vetëm nëse investojmë te të rinjtë të cilët duhet që mundësinë e parë ta marrin këtu.

Për mbajtjen e të rinjve në shtet dhe investim në potencialet e tyre në zhvillimin ekonomik në shtet, sipas kryeministrit Zoran Zaev, mund të ndihmojë edhe diaspora.
“Ju thërras përmes kësaj nisme dhe përmes çdo kanali të disponueshëm t’i mbështetni qytetarët tanë, ndërsa veçanërisht të rinjtë të kuptojnë se edhe në shtëpi gjithçka mundet. Përmes një sërë të politikave që i krijuam duhet të dërgojmë mesazh të përbashkët se ne jemi të gatshëm të jemi qendër ekonomike në Evropë”, tha Zaevi.
Siç potencoi, Qeveria vazhdimisht punon në krijimin e politikave të cilat diasporës sonë të biznesit do t’ia lehtësojnë qasjen deri te krijimi i vendeve të reja të punës, ndërsa kapitalin e tyre ta sjellin në atdheun e tyre. Duke u përqendruar në mundësitë për investime të reja dhe zhvillim të përgjithshëm të shtetit kryeministri referoi në mundësitë nga Plani qeveritar për rritje ekonomike, parametrat pozitivë për gjendjen ekonomike dhe mundësitë e reja që po hapen me nismat rajonale dhe anëtarësimin në NATO.

“Jini krijues, krijoni biznese, ejani në shtëpi t’u mundësojmë të rinjve përparim”, tha Zaevi.
Sipas ambasadores amerikane në vend Kejt Meri Bërnës, biznesi dhe shoqëria civile te ne tregojnë përkushtim të jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve për një të ardhme më të mirë në shtet, të bazuar në sundimin e së drejtës dhe vendosjen e klimës së biznesit e cila do të tërheqë investime të reja. Përmirësimi i sundimit të së drejtës, lufta e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe nismave të llojit të atyre që i promovon organizata.
“Zbatimi konsekuent i ligjeve të qarta kanë kryesore për promovimin e biznesit dhe promovimin e investimeve”, tha ambasadorja Bërns.

Siç vlerësoi renditja më e mirë e shtetit sipas indeksit për liri dhe shenjë të rëndësishme se shteti përparon edhe lidhur me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Sipërmarrësit janë të prekur ta vendosin kursin në shtet.
“Ju nuk guxoni të heshtni, ndërsa ata që i marrin vendimet nuk duhet t’ju injorojnë”, porositi Bërns.
Udhëheqësia e Maqedonia 2025 u ka dërguar mesazhe për bashkëpunim dhe partneritet të gjithëve për arritje të një standardi më të mirë jetësor që konsiderojnë se është kyçe për shtetin. Do të punojnë në promovimin e platformave dhe programeve për mbështetjen e të rinjve, shkëmbim të përvojave për lidership