Studimi i parë hulumtues, i cili hollësisht i shqyrton faktorët dhe shkaqet të cilat qëndrojnë prapa problemit me migrimin e mjekëve nga Ballkani Perëndimor, do të promovohet në samitin ndërkombëtar me temë “Tendenca të përbashkëta për migrim të kuadrit shëndetësor nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, që sot në Shkup e organizon Organizata hulumtuese ndërkombëtare Helthgruper”.

Nga organizata informojnë se gjatë dy viteve të fundit kanë punuar në dy projekte të njëpasnjëshme për migrimin e kuadrit shëndetësor nga vendet e Ballkanit Perëndimor, financiarisht të mbështetura nga Univeersiteti në Friburg të Zvicrës, përmes Mbështetjes rajonale për promovim të hulumtimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në hulumtimin me të cilin ishin përfshirë Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Serbia, ishin kyçur punonjës eminent shëndetësor, profesionistë dhe profesorë të njohur nga jashtë.

Në Samit do të marrin pjesë mysafirë nga jashtë dhe profesorë eminent nga Izraeli, të kryesuar nga prof. Jehuda Neumark, drejtor i Shkollës për Shëndet publik  në Jerusalem./MIA/