Disa javë më parë një raport i publikuar nga The Korea Herald ka deklaruar se telefoni i rradhës i linjës Galaxy nga Samsung, Galaxy S8, do të ketë ekran me rezolucion prej 4K. tani. Ndërsa tani një raport i ri nga SlashGear ka bërë të njejtin deklarim.

Rritja e rezolucioneve nuk do të rezultojë në përmirësim të rëndësishëm të kualitetit të imazhit mirëpo do të ndikojë shumë në zhvillimin e S8 si pajisje për realitet virtual.

Masa e tanishme e rezolucioneve nëpër telefona, 1440×2560, nuk është shumë e përshtatshme për t’ë pasur një eksperiencë të denjë në realitet virtual.

Në ndërkohë, Galaxy S8 spekulohet të vijë me ekran 5.5” të rezolucionit 4K që do t’i jap pajisjes një densitet të pikselëve prej 801 piksel për inç.

Përderisa Galaxy S8 do të jetë bishë në departamentin e ekranit, kjo pajisje mund të jetë zhgënjyese për disa konsumatorë pasi që thuhet se sikurse Apple, Samsung poashtu do të heq portin e kufjeve prej 3.5mm.

Porti për audio prej 3.5mm nuk do të jetë gjëja e vetme që do të eliminohet vitin tjetër.

Samsung pritet që poashtu të heq dorë nga ekranet e rrafshta. Ngjashëm me Galaxy Note 7, Galaxy S8 do të mund të lansohet me ekran të lakuar.