Kompania e teknologjisë Samsung duket se ka arritur të kompletojë detajet e celularit të saj të përfolur që mund të paloset, dhe do ta prezantojë atë këtë vit, sipas raportimeve nga Korea.
 
 Ata po punojnë në produktin me ekran fleksibël që paloset dhe hapet në një formë tablete 7-polëshe, raportonte revista Korea Herald.
 
 Tregu i celularëve inteligjentë është ftohur kohët e fundit dhe kompanitë po përpiqen të rindezin interesin e konsumatorëve me dizajne inovative, siç ishte për shembull Galaxy S7 Edge nga Samsung me ekranin që harkohet në dy anët e aparatit.