Të shkëputura nga telefoni, të lirë për të vrapuar, ecur dhe për të dëgjuar telefonata dhe muzikë.

Ky është koncepti që sjell Samsung me risinë e tij më të re, që janë kufjet inteligjente. Ato quhen “Gear IconX” dhe bëhet për kufje pa fill që janë në gjendje që të memorizojnë dhe të riprodhojnë deri në 1000 këngë, të monitorojnë rrahjet e zemrës, të numërojnë hapat e bërë, të masin distancat, shpejtësinë dhe kaloritë e djegura.

Gjatë kohës përdoruesi dëgjon një guidë zanore, që si një trajner shpjegon përmirësimet, ndërsa të gjitha të dhënat dërgohen në aplikacionin e “Samsung Health”.

Madje nuk duhet aparati as për të ndërruar muzikën, mjafton të prekësh kufjen, e cila njeh këtë komande.

Pritet që “Gear IconX” në jenë në shitje në vjeshtë, me një çmim prej 200 dollarësh