Galaxy S8 i Samsung pritet të jetë një nga celularët më të mirë të vitit 2017 dhe data e daljes së tij në treg sapo është zbuluar.

Informacioni mbi datën e prezantimit vjen nga Korea, nga SamMobile dhe thotë se Samsung nuk do ta nxjerrë celularin si zakonisht në Kongresin Botëror të Celularëve në shkurt.

Në vend të kohës së zakonshme, Samsung ka menduar ta prezantojë në një ngjarje në Nju Jork në muajin mars celularin e ri, i cili nuk do të dalë në shitje deri më 18 prill.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Samsung do të përdorë një divizion të tij të baterive, për të furnizuar bateri për Galaxy S8, që mos të shfaqen probleme si në Note 7.