Siç ishte raportuar nga Telefoon NL, faqja zyrtare e Samsungut në Holandë ka publikuar një ftesë për ngjarjen e saj të parë më 2021.

Të quajtur “The First Look 2021”, do të ndodhë më 6 janar në ora 16:00, sipas kohës lokale.

Megjithatë, detajet për këtë ngjarje janë të pakta.

Një ftesë e tillë mund të shihet në faqen e Samsungut në SHBA.

Gjashtë janari i “First Look” duket se ka të bëjë me njoftimet në CES të Samsungut

Kjo ngjarje e “Pamjes së Parë” të 6 Janarit duket se ka të bëjë me njoftimet CES të Samsung dhe asgjë nuk ka të bëjë me telefonat e mençur.

Zakonisht në CES kjo kompani shfaq produktet e konsumit dhe të argëtimit në shtëpi.

Vlen të theksohet se që disa vjet Samsungu nuk ka prezantuar ndonjë telefon në CES.

Duket se kjo ngjarje e Samsungut është një paralajmërim i produkteve të ardhshme të konsumit nga Samsungu, si frigoriferët, TV dhe pajisje të tjera shtëpiake, dhe s’ka të bëjë me zbulimin e Galaxy S21.