Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez sot ka bërë të ditur se Parlamenti do të kërkojë të mbështesë vazhdim dyjavor të fundit për gjendjen e jashtëzakonshme deri më 21 qershor, njofton “El pais”.

Gjendja e jashtëzakonshme e cila ishte vendosur më 14 mars është vazhduar pesë herë, ndërsa është në fuqi deri më 7 qershor.

Gjatë kohës së video- konferencës me liderët rajonal, Sançez ka thënë se ky do të jetë vazhdimi i fundit i masave “me faktin se numri i të infektuarve me koronavirus në mënyrë drastike zvogëlohet”.

Numri i viktimave në Spanjë dje është rritur për katër dhe tani arrin 27.125 që është rënie dramatike e numrit të viktimave për një ditë.

Me 286.308 të infektuar, Spanja është në vendin e katërt në botë sipas numrit të rasteve pozitive me koronavirus.