Kongresi i LSDM-së pranoi propozimin e kryetarit të saj, Zoran Zaev që Sanja Llukarevska ta zëvendësojë Radmilla Sheqerinskën.

Delegatët me shumicë të madhe mbështetën propozimin e Zaevit me 682 vota për dhe e emëruan drejtoren aktuale të DAP-it për zëvendëskryetare të LSDM-së. Propozimi që Llukarevska të emërohet në këtë post u kundërshtua vetëm nga dy delegatë të LSDM-së.

Ndryshe, Llukarevska është drejtore në Drejtorinë e Të Ardhurave Publike (DAP) dhe në zgjedhjet e fundit ishte bartëse në njësinë zgjedhore numër dy bashkë me Oliver Spasovskin.