Në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit, policia dje shqiptoi gjithsej 210 sanksione, në mesin e të cilave ngasje pa patentë shoferi 11 persona, tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 81 shkelje, vetura të paregjistruara dhe teknikisht jo në rregull 7, janë sanksionuar 23 motoçiklistë, 74 automjete janë tërhequr me karrotrec, ndërsa janë shqiptuar edhe 11 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB bëri të ditur se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion.