Sapo ndodhi një aksident i rëndë në Tetovë (FOTO)

Sapo ka ndodhur një aksident i rëndë në afërsi të Tregut të Gjelbër në Tetovë.

Një makinë e tipit “Peugeot” me targa të Tetovës për arsye ende të panjohur është rrokullisur, që sipas dyshimeve mendohet nga shpejtësia e madhe, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton TetovaSot.

Komnandanti i zjarrfiksava të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot thekson se nga aksidenti i sontëm ka mbetur i lënduar një person.

Ekipet e policisë dhe zjarrfiskave kanë dalë në vendngjarje dhe po hetohet gjithçka që lidhet me aksidentin./TS

SHPËRNDAJE