Përbërësit

0.5 kg mish te bluar
30 gjethe spinaq
3 kokë qepë
1 gotë oriz
250 gr gjalpë
2 lugë piper i kuq
2 gota ujë
1 gotë ajkë
kripë
Piper te zi

1
Në një tigan vendosim qepët e coptuara, mishin e bluar, orizin, krypë dhe piper të zi sipas shijes, i fërgojmë për 5 minuta dhe e shtojmë piperin e kuq, vazhdojmë me fërgim dhe për 2 minuta të tjërë

2
Gjethet e spinaqit i përvlojmë me ujë

3
Masën në tigan e mbështjellim me gjethet e spinaqit

4
Sarmat e mbështjellura i rendisim në tenxhere, dhe i shtojmë 2 gota ujë në të

5
Djegim pak ynyrën në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe e shtojmë në tenxhere

6
Sarmat i ziejmë në temperaturë mesatre për 1 orë

7
Sarmat pasi të jën zier i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë sipër tyre, dhe i pjekim në furrë për 15 minuta

8
Pas kësaj sarmat janë të gatshme për servim